Politika

Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Vlahutin: Projekti i BE-së është një projekt paqeje

13-300x200Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë në qendër të diskutimeve të Konferencës me temë “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, theksoi se, projekti i BE-së është një projekt paqeje dhe se Evropa nuk dëshiron konflikte.

“Projekti i BE është një projekt paqeje. Evropa nuk e përballon dot dhe nuk dëshiron që të ketë konflikte mes saj. Ajo çfarë është në qendër ka qenë paqja, ndaj nuk dëshirojmë që të ketë konflikte. Në këtë rajon ka pasur evente të ndryshme. Në 1969 BE ka pasur një bashkëpunim të madh për të arritur paqe dhe për të arritur gjithçka pozitive që është e nevojshme. Duhet vlerësuar kontributi i NATO-s që ka bërë gjithë këto vite. Ne vazhdojmë akoma të flasim për hapat historike në të cilat ka kaluar Evropa”, tha Vlahutin.

“Unë vij nga në vend që është pjesë e këtij rajoni. Vendi nga ku vij unë ka të bëjë me një kulturë të shumtë dhe të ndryshme. Është e rëndësishme, siç e përmenda edhe më parë, ajo që ka bërë NATO gjatë kësaj periudhe. Është mjaft e nevojshme që një nga elementet mjaft të rëndësishëm është kurajo për të ecur përpara. Është i nevojshëm ndryshimi i politikave, për të ecur përpara e për të arritur progres. Është e nevojshme që te jemi në dijeni për njërit-tjetrin dhe të kemi njohuri për vendet tona. BE po bën të pamundurën për të lehtësuar tranzicionin. Ballkani Perëndimor i ka kapacitetet në rrugën drejt bashkëpunimit. Koha nuk duhet humbur dhe duhet bërë e pamundura për të ecur përpara”, theksoi ambasadorja e BE.

Ndërsa Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ka cilësuar vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas saj, Shqipëria dhe Serbia kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në bashkëpunimin rajonal.

Konferenca me temë “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

“Në marrëdhëniet shumëplanëshe rajonale unë besoj se kanë qenë prezente. Shqipëria dhe Serbia janë dy vende që kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në bashkëpunimin rajonal. Kjo vizitë do i shërbejë konsolidimit të marrëdhënieve. Ne e mendojmë të ardhmen e përbashkët, të dyja qeveritë janë shprehur për aspiratat e popujve përkatëse për tu anëtarësuar në BE”, tha Dade.

“Do të dëshironim që edhe vendet e tjera të rajonit të anëtarësoheshin edhe në NATO. Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe ka treguar vullnet të pa lëkundur për të konsoliduar këtë bashkëpunim. Kemi dekurajuar çdo shfaqje të nacionalizmit ekstrem. Qëllimi i aksionit të BE në Ballkanin Perëndimor për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin është për të shtruar rrugën drejt BE”, u shpreh Dade.

Ndërsa Zv. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se vizita mbetet historike vetëm për faktin se u realizua pas 68 vitesh, por ajo nuk e arriti qëllimin e saj. Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë, kështu që Shqipëria s’mund të flasë në emër të saj dhe as të ndërmjetësojë, por vetëm të mbështesë reformat.

“Jami nderuar që më jepet mundësia të flas në këtë konferencë pas një vizite historike përsa i takon kohës. Ne jemi me shumë fat për të gjithë kombet që kishim BE dhe NATO-n. Ishim me shumë fat që këto na e bënë historinë e lehtë pas një mjerimi ku ishim. E kemi të lidhur historinë tonë kombëtare me rendin e ri botëror. Sot marrim ndihma nga BE. BE dhe NATO janë interesi yne madhor kombëtar. Nuk do ishim sot si komb pa këto dy. Rajoni është transformuar. Shqipëria nuk ka shumë vend në marrëdhënien Serbi- Kosovë. E para ka qenë një parim themelor që është respektuar dhe duhet të respektohet që Kosova flet në emër të vet. Kosova është vend i pavaruar dhe Shqipëria nuk merr asnjë lloj kontributi ndërmjetësimi. Shqipëria vetëm mbështet Kosovën”, u shpreh Bummçi. Me tej ai shtoi: “ Një arsye e dytë është që Serbia dhe Kosova kanë arritur një normalizim historik në marrëveshjen e nënshkruar në prill. Arritën në këtë marrëveshje. Thaçi është një nga themeluesit e luftës. Por, nuk kërkoi as t’u kërkohej falje për vrasjet dhe përdhunimet dhe interesa nacionaliste, u ulën në një marrëveshje për çështje konkrete”, tha Bumçi.

Konferenca me temë “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Sipas tij, Serbia pothuajse e ka njohur Kosovën. “Kemi arritur pothuajse njohjen. Shqipëria ka pasur rol mbështetës për arritjen e këtyre marrëveshjeve. Në lidhje me vizitën e fundit është shembulli se si nuk duhet t’i zhvillojmë marrëdhëniet. Pamë një Serbi që nuk kishte ndryshuar, por në fakt Serbia ka ndryshuar se ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën. Kishte mungesë vullneti nga pala serbe që e tregoi në një vizitë të cunguar dhe një protokoll të cunguar. Pamë që nuk ishim atje për të hapur një kapitull të ri apo për një frymë nacionaliste. A thamë do hapim një kapitull të ri? Ku ishte kapitulli? Nuk kishte kapitull të ri në atë vizitë të cunguar. Rajoni është transformuar. Ato që e kanë ndryshuar Ballkanin është kulaçi dhe kërbaçi. kushtëzimi dhe mbështetja”, u shpreh Bumçi.

Fokusi i këtij eventi ishte diskutimi i marrëdhënieve Serbi-Shqipëri në kuadër të integrimit në BE dhe sidomos rolin e elitave politike e shoqërore në rritjen e përpjekjeve ndaj pritshmërive që rrjedhin nga axhenda e përbashkët evropiane, efektet e dinamikave të kohëve të fundit mbi këtë axhendë dhe rrugët nëpërmjet së cilave serbët dhe shqiptarët do të mund të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button