Parlamentare

Pr/buxheti 2015, shtyhet seanca e Kuvendit

kuvendi-ne-seance-plenare-2-525x3503Diskutimi në parim i projektbuxhetit të shtetit për vitin 2015 dhe i ligjeve të paketës fiskale ka shtyrë seancën e radhës së Kuvendit, e parashikuar për ditën e enjte.
Një javë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi në Kuvend shtyrjen e seancës së kësaj jave dhe vijimin e shqyrtimit të pr/buxhetit në komisionet e përhershme.
Prej një jave ligji më i rëndësishëm financiar i vendit po diskutohet në parlament. Gjatë ditës së sotme Komisioni i Ligjeve po zhvillon seanca dëgjimore me drejtues të institucioneve të rendit dhe drejtësisë lidhur me shifrat e parashikuara për ta në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, etj, do të jenë të pranishëm në Komisionin e Ligjeve për të shprehur mendimin e tyre rreth fondeve buxhetore të akorduara në buxhetin e ri.
Seanca dëgjimore me ministra po zhvillon sot dhe Komisioni i Ekonomisë, me ministrin e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ndërsa pas mesditës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do të jetë i pranishëm, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.
Ditën e hënë ligji i buxhetit dhe paketa fiskale do të diskutohet në parim në seancë plenare në Kuvend, ndërsa miratimi në tërësi i tij do të jetë më 27 nëntor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button