Home / Qeveritare / Kuvajti pesë milionë euro kontribut për qeverinë shqiptare

Kuvajti pesë milionë euro kontribut për qeverinë shqiptare

Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-takim-Foto-Flori-Abazi-2-300x200Kuvajti do të kontribuojë me një fond në vlerën e pesë milion eurove për një numër projektesh prioritare të qeverisë shqiptare, që synohet të zbatohen për reformat e nevojshme të kërkuara nga BE.
Ambasadori kuvajtian në Tiranë, Najeeb Al-Bader i dorëzoi sot zv/kryeministrit Niko Peleshi, gjatë një takimi në selinë e Kryeministrisë, kontributin prej pesë milion eurosh që do të alokohet për pesë prioritetet, duke i mundësuar qeverisë shqiptare të përballet me një sërë sfidash.

Duke shprehur mirënjohjen për Lartësinë e Tij Emirin Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Peleshi vuri në dukje përpjekjet e Kuvajtit në mbështetje të procesit të zhvillimit të Shqipërisë që nga viti 1993, në veçanti nëpërmjet projekteve të ndërmarra nga Fondi Kuvajtian për Zhvillim Ekonomik në infrastrukturën rrugore, transport, sistemin ujitës, me një vlerë totale prej 75 milion dollarë.Zevendeskryeministri Niko Peleshi-takim Foto Flori Abazi

Zv/kryeministri Peleshi siguroi ambasadorin kuvajtian se e mirëpret me interes të madh vizitën zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Kuvajt, më 18 nëntor, e cila do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe do të shërbejë për të diskutuar të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Ambasadori Al Bader theksoi se vendimi për financimin e këtij projekti të rëndësishëm vjen në kuadër të mbështetjes që Kuvajti i jep angazhimit të qeverisë shqiptare për të forcuar sundimin e ligjit, demokracinë, ndërrmarrjen e reformave gjyqësore dhe ekonomike të domosdoshme, luftën kundër krimit të organizuar, si dhe reforma të tjera që kontribuojnë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori theksoi rëndësinë e vizitës së ardhshme të kryeministrit Rama në Kuvajt, e cila tha ai do të hapë horizonte të reja në fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.