Rajoni

Policia arreston 11 islamikë, ish-luftëtarë në Siri dhe Irak

islamike1Njëmbëdhjetë islamikë boshnjakë të dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe në Irak apo për financim të aktiviteteve terroriste u arrestuan sot në disa qytete të këtij vendi ballkanik, me shumicë myslimane, theksuan burimet policore dhe gjyqësore.

“Njëmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan dhe kërkimet vazhdojnë në disa rajone”, sipas një komunikate të policisë.

”Ky operacion është ndërmarrë veçanërisht në Sarajevë, por gjithashtu dhe në Zenica dhe Kakanj si dhe në Maglaj dhe Zivinice”, theksoi i njëjti burim.

”Personat e arrestuar dyshohen për financim të aktiviteteve terroriste, për organizimin e grupeve terroriste”, theksoi prokuroria.

”Disa prej të arrestuarve dyshohen se kanë luftuar në vitin 2013 në radhët e grupeve radikale terroriste në territorin sirian apo irakian”, sipas burimeve të njëjta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button