Rajoni

ELSTAT: Ekonomia greke kthehet në ritme pozitive zhvillimi pas gjashtë vitesh

a172Pas 24 tremujorësh recesioni, thënë ndryshe pas gjashtë vitesh, ekonomia greke është rikthyer në tremujorin e dytë të 2014-ës në një kurs me ritme pozitive zhvillimi, njoftoi autoriteti statistikor grek, ELSTAT.
Sipas tij, nga vlerësimet për llogaritë tremujore kombëtare, rezulton se Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit (PBB) u rrit për tremujorin e tretë me 1,7 për qind.

Ministria greke e Financave vlerëson se me bazë vjetore, ritmi i zhvillimit për 2014-ën do të jetë 0,6 për qind dhe për 2015-ën do të jetë 2,9 për qind.

Vihet në dukje se, mbi bazën e të dhënave të rishikuara tremujorin e tretë të 2013-ës, PBB-ja kishte rënë 2,6 për qind dhe në gjithë vitin 2013 recesioni ishte 3,9 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button