Ekonomia

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mbështetet nga konsumi privat dhe investimet

haxhibasto-ne-autostrade-2-Foto-M-468x3501Në periudhën afatmesme, pritet që zgjerimi i aktivitetit ekonomik të vazhdojë të mbështetet nga zgjerimi i konsumit privat dhe investimeve, si dhe nga kërkesa e jashtme, ndonëse nga kjo e fundit më pak se parashikimet e mëparshme me dobësimin e rimëkëmbjes të Eurozonës. Kërkesa e brendshme pritet të mbështetet nga përmirësimi i konsumit, shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe kushtet më të lehta të financimit të ofruara nga sistemi bankar në tërësi.

Rritja ekonomike pritet të rimëkëmbet gradualisht në 3% në vitin 2015, e më pas të arrijë 4% në vitin 2016 dhe 4.5% në vitin 2017. Ndikim të rëndësishëm pritet të kenë disa faktorë të jashtëm, si vazhdimi i rimëkëmbjes ekonomike të Eurozonës dhe veçanërisht në Greqi, pavarësisht ritmit më të ulët nga sa pritej, si dhe disa faktorë të brendshëm siç mund të jenë rritja e investimeve të huaja direkte, veçanërisht në energji, rritja e eksporteve, si dhe progresi i dukshëm në projekte investimesh të rëndësishme.
Niveli i lartë i borxhit publik mbetet rreziku kryesor për arritjen e një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme. Por, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, shpreh angazhimin për të trajtuar në mënyrën më adekuate situatën aktuale, në mënyrë që të rivendosë borxhin publik në një trajektore rënëse duke filluar që prej vitit 2015. Në vitin 2017 pritet që niveli i borxhit publik të jetë rreth 65.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky objektiv i nivelit të borxhit pritet të arrihet duke marrë në konsideratë edhe impaktin fiskal, që pritet të ketë reforma e sektorit të energjisë përgjatë kësaj periudhe trevjeçare.
Faktorët kryesorë që do të mbështesin arritjen e objektivit të uljes së borxhit janë lufta e vijueshme dhe pa tolerancë ndaj evazionit fiskal, reformimi i mënyrës së përdorimit të fondeve publike me qëllim rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të tyre, si dhe ndërmarrja e reformave të rëndësishme tatimore.
Rritja ekonomike në kushtet e konsolidimit fiskal pritet të mbështetet nga efektet pozitive të përmirësimit të klimës së biznesit, zgjerimit të hapësirës së kreditimit të ekonomisë nëpërmjet zëvendësimit të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm me financime nga tregjet ndërkombëtare, rritjes së investimeve publike, sidomos në sektorin e infrastrukturës, një kuadri akomodues të politikës monetare për periudhën afatmesme në vijim, si dhe zbutjes së rreziqeve të jashtme, rimëkëmbja ekonomike në Itali dhe Greqi, politika monetare akomoduese të Bankës Qendrore Europiane. Po ashtu, pritet një rritje e aktivitetit ekonomik në vend si pasojë e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE si dhe e uljes së kërkesës nga ana e qeverisë për huamarrje në tregun e brendshëm, çka do të rrisë ofertën për sektorin privat dhe si pasojë e paketave mbështetëse në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si: manifaktura, turizmi, bujqësia dhe sektorë të tjerë në rritje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button