Home / Teknologji / Prag festash, shërbimi më i ri nga Facebook: Thuaj faleminderit me video

Prag festash, shërbimi më i ri nga Facebook: Thuaj faleminderit me video

saythanksscreenshot2.0Në prag të festës së Krishtlindjes dhe atë të ndërrimit të viteve, vijnë surpriza të reja nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook.

Shërbimi më i ri është “Say Thanks” (Thuaj Faleminderit). Ky shërbim, lejon përdoruesit të krijojnë video për miqtë e tyre dhe familjarët duke treguar momentet e bukura që ata kanë ndarë bashkë.

Kështu furnizuesi i lajmeve do të mbushet plot me video nostalgjike, ku miqtë do të kenë mundësi të shfaqin dashurinë e tyre.

Përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin një mik dhe një temë për videon, si për shembull, ‘miq të vjetër’, ‘miqtë’, ‘e komplikuar’ ose ‘familja’- secila temë ka muzikën e vetë.

Sapo të krijoni videon, etiketoni mikun tuaj dhe shpërndajeni atë në Facebook. Ju mund të zgjidhni gjithashtu se kush mund ta shoh këtë video, domethënë vetëm miku juaj, të gjithë miqtë apo publike. Këto video mund të krijohen si në desktop ashtu edhe në pajisjet mobile.

Risia erdhi pasi pak muaj më parë, për 10-vjetorin e krijimit, Facebook solli mundësinë për videon “Kthim Mbrapa” për të gjithë përdoruesit e saj.

Ashtu si përdoruesit kishin mundësi të përzgjidhnin fotot dhe t’i editonin ato për videot tek “Kthim Mbrapa”, edhe tek kjo veçori e re ata do të ketë mundësi të zgjedhin fotot që përfaqësojnë më së miri miqësinë me një person dhe postimet që ata kanë bërë tek muri, si mesazhet e “Ditëlindjes”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: