Bota

G20 – Putini: Atmosferë konstruktive, dhe jam i kënaqur nga rezultatet

ee870-350x196Presidenti rus Vladimir Putin, vlerësoi sot një atmosferë konstruktive gjatë mbledhjes së G20-s në Brisbane në Australi, pavarësisht presionit të ushtruar mbi të nga liderët perëndimorë për shkak të krizës në Ukrainë.

“Në të vërtetë, disa nga kënd vështrimet tona nuk përkojnë me njëra tjetërn, por bisedimet ishin të plota, konstruktive dhe shumë të dobishme”, deklaroi Putini gjatë një konference për shtyp të publikuar nga televizioni rus.

Sipas Putinit, Bisedimet dypalëshe ranë kryesisht mbi krizën Ukrainase dhe mbi sanksionet e miratuara nga Perëndimorët kundër Moskës.

“Sanksionet janë paragjykuese për të gjithë botën, është ajo që u pranua në vija të përgjithshme”, njoftoi presidenti rus.

“Jam i kënaqur me rezultatin dhe atmosferën e mbledhjes”, dekalroi ai.

Tensonet mes Rusisë dhe Perëndimorëve ishin të dukshme gjatë mbledhjeve të ndryshme të G20-s, duke i kaluar në plan të dytë temat e tjera të ditës së parë të kësaj mbledhje.

Perëndimorët kanë akuzuar kryesisht këtë javë Rusinë se ka dërguar përforcime me armatime të rënda në lindje të Ukrainës, duke ngjallur frikën e një rikthimi në një luftë të përgjithshme mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainse.

Putini takoi gjithashtu gjatë G20-s, ballë për ballë, kryeministrin britanik, David Cameron, dhe presidentin francez, François Hollande, si dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button