Politika

70- vjetori i Çlirimit, Bashkia e Tiranës nderon veteranë të LANÇ

Me rastin e 70- vjetorit të Çlirimit të Tiranës, Bashkia Tiranë ka nderuar për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare disa veteranë me çertifikata mirënjohje.

Çertifikatat e mirënjohjes iu dorëzuan në një aktivitet festiv organizuar mbrëmjen e së dielës në Universitetin e Arteve:

Z. Rrahman Parllaku –Kryetar i OBVL (Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ), gjeneral-lejtnant në pension – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit

Z. Skënder Malindi, lindur më 1920. Plagosur dy herë gjatë viteve të LANÇ, ndaj gëzon statusin e veteranit dhe të invalidit të LANÇ. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake “Frunxe”në Moskë. Goditur egërsisht nga dikatori Enver Hoxha në dhjetor 1974 duke e quajtur “njëri me biografi të dyshimtë” – aktualisht nënkryetar i OBVL.

Z. Edip Ohri – ka lindur më 03.01.1925. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1941 duke arritur në funksione drejtuese të reparteve partizane. Është ndër themeluesit dhe drejtuesit e Armës së Aviacionit.

Z. Myfi Guxholli – Ka lindur më 7.6.1930. Nënkryetar i OBVL, ish- pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Tiranës, i inkuadruar në Brigadën e IV-të Sulmuese. Pjesëmarrës aktiv në LANÇ që në vitin 1942. Më pas si Ing. topograf ka shërbyer në funksione të ndryshme të Ushtrisë Shqiptare.

Znj. Liri Belishova – Ka lindur më 1926. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste që në demostratat e rinisë në prill 1939; më pas ka punuar me të rejat e Institutit “Nëna Mbretëreshë” në qytetin e Tiranës. Ish e persekutuar politike e regjimit komunist.

 

Z. Sotir Budina – Ka lindur më 15.10.1926. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1939. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV Sulmuese. Është ndër anëtarët më aktivë të kryesisë së OBVL.

Znj. Flora Dishnica – Datëlindja 20.10.1924. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; Arrestuar e burgosur nga fashistët për një vit (42-43). Është anëtare aktive e OBVL.

Z. Themistokli Çule, i datëlindjes 27.5.1926 – Ka marrë pjesë në Lëvizjen Nacional Çlirimtare që në korrik 1942 dhe ka kryer disa funksione në repartet partizane. Ka kryer arsimin e lartë ushtarak gjithëarmësh. Është anëtar aktiv i OVBL.

Z. Dhimitër Ndrenika, ish- pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetës i proceseve demokratike.

Z. Tase Çorri – ish- pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetës i proceseve demokratike.

Z. Isuf Imeraj, lindur më 1930, ish pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; mbështetës i proceseve demokratike

Z. Jorgji Terca – ish anëtar i Organizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL-së.

Z. Petrit Hajdëri (Çami) , i datëlindjes 28.2.1927 – Ka qenë pjesëmarrës në grupet e rinisë antifashiste, duke u aktivizuar që në vitin 1942. Është ndër mbështetësit aktiv të proceseve demokratike dhe të OBVL.

Z. Beqir Pepa, ka lindur më 1929 – ish anëtar i Organizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL.

Z. Jani Dori, lindur më 1927. Pjesëmarrës në LANÇ që me grupet antifashiste të vitit 1943 në Tiranë. Plagosur në korrik 1943 në demostratën e Tiranës. Anëtar aktiv i OBVL.

Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Tiranës, Bashkia Tiranë ka nderuar për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare disa veteranë me çertifikata mirënjohje

Z. Xhavit Ferra – ish anëtar i Organizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit. Anëtar aktiv i OBVL.

Z. Fiqiri Karapici, ish anëtar i Organizatës DEBATIK nga krijimi më 1942 deri në çlirimin e vendit.

Znj. Filloreta Fejzo, ish pjesëmarrëse aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare; mbështetëse e proceseve demokratike.

Z. Zenel Hoxha, lindur më 1924. Ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1943. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV Sulmuese.

Znj. Zekie Voshtina – Ka marrë pjesë me armë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ku është dalluar në disa aksione kundër armikut nazifashit. Ish-e persekutuar polike e regjimit komunist; mbështetëse e proceseve demokratike.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Enno Bozdo ka përshëndetur në këtë ditë të veçantë për Tiranën në emër të Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, i cili për shkak të axhendës së tij është nisur për një vizitë dy ditore në Bruksel.
Nënkryetari Bozdo u shpreh se, “70 vite nga ajo ditë, pikërisht sot në Tiranën e vitit 2014, kujtimi për sakrificën e tyre pulson fort në memorien tonë kolektive. Jo vetëm pse është një vit jubilar ky, po sepse historia, me të drejtë na sjell herë pas here përballë realiteteve dhe kohërave të vështira. Në këto realitete apo kohë të vështira është në natyrën njerëzore ndoshta, t’i referohemi çasteve kulminante të vlerave tona, siç është dhe Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button