Kronika e zeze

Lezhë, gjendet i varur 30-vjeçari, policia nis hetime

Një person është gjetur i varur në bodrumin e një pallati të papërfunduar në Lezhë. Burimet nga policia thonë se viktima është rreth 30 vjeç, por nuk ka mundur që ta identifikojë.

vetevarje-600x350Në sallën operative të Policisë së Lezhës , në orën 09:16, të mëngjesit të sotëm ka mbërritur një telefonatë e cila njoftonte se në afërsi të Katedrales së Lezhës gjendet një trup i varur, në bodrumin e pallatit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 30 -vjeçarit. Policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe vetëvrasje, duke i mëshuar më shumë kësaj të fundit. Motivet që çuan të riun drejt vetëflijimit ende nuk dihen nga ana e policisë, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi është dërguar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button