Home / Teknologji / Facebook at Work, faqe profesionale për punë

Facebook at Work, faqe profesionale për punë

facebook-at-work-faqe-profesionale-p-euml-r-pun-euml_hdShumë kompani e ndalojnë qasjen në Facebook për momentin, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për tu qasur në rrjetin social, në të ardhmen e afërt.

Burimet e Financial Times thonë se gjiganti i interneti është pikërisht duke e zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur “Facebook at Work,” një version profesional të shërbimit që do të shërbejë për të kryer punë.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë sikurse një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve.

Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive. Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: