Ekonomia

Haxhinasto fton investitorët francezë për hekurudhat / linjë direkte ajrore Tiranë- Paris

haxhiMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka ftuar sot bizneset franceze të investojnë në Shqipëri në fushën e transportit.

Në një konferencë të zhvilluar nga UBIFRANCE (Agjensia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze), Haxhinasto ofroi garanci për biznesin francez në Shqipëri

Ministri Haxhinasto gjatë fjalës së tij parashtroi kushtet dhe garancitë që ofron Shqipëria për rritjen e prezencës se biznesit francez në ekonominë e vendit. Ai theksoi se ky shkëmbim duhet të intensifikohet, në kushtet e reja të avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai vlerësoi statusin modern dhe novativ të institucioneve dhe formës së qeverisjes, që çdo ditë e më tepër po merr formë europiane.      

Duke vijuar me transportin dhe infrastrukturën, Ministri Haxhinasto u shpreh se progresi ka filluar dhe se po synohet drejt unifikimit të standardeve dhe cilësisë në veprat infrastrukturore. Ai paraqiti planet e zhvillimit të rrjeteve të transportit dhe të shërbimeve të tij dhe ftoi kompanitë franceze për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Haxhinasto përmendi zhvillimet në infrastrukturën rrugore, projektet e rritjes së sigurisë e cilësive të rrugëve, konçesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit dhe të tjera.      

Për sektorin hekurudhor, ai paraqiti ftesën për të marrë pjesë në ndërtimin e lidhjes hekurudhore Tiranë– Rinas-Durrës, si dhe rikonstruksionin e lidhjeve ndërkombëtare Durrës-Maqedoni dhe Durrës-Mail i Zi. Më tej, ai foli për mundësitë që ofrohen në sektorin detar dhe atë ajror.          

Ai përshëndeti vendosjen e linjës direkte Tiranë-Paris dhe tha se kjo do të jetë edhe një mundësi më shumë për investitorët francezë për të qenë prezent në Shqipëri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button