Home / Politika / Itinerari i protestës së PD-së, në orën 12.00 nis nga sheshi “Skënderbej”, Basha do mbajë fjalim poshtë zyrës së Ramës. Berisha: Rama shporru!

Itinerari i protestës së PD-së, në orën 12.00 nis nga sheshi “Skënderbej”, Basha do mbajë fjalim poshtë zyrës së Ramës. Berisha: Rama shporru!

Pak minuta para nisjes së protestës së PD-së dhjetëra makina e forca policie kanë rrethuar Kryeministrinë, godinën e TVSH-së dhe Ministrinë e Integrimit.

PRotesta-e-PdProtesta e sotme e PD-së është ekatërta në një vit e tre muaj që kur ka lënë pushtetin.

Në mesditë opozita do të protestojë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kushteve të vështira ekonomike dhe rritjes së taksave për vitin e ardhshëm.

Në prag të kësaj proteste “Panorama Online” ka mësuar dhe itenerarin që do të ndjekë lideri i opozitës, Lulzim Basha së bashku me qytetarët që do t’i bashkohen në shesh.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se këtë herë ndryshe nga protestat e mëparshme organizimi i njerëzve nuk do të bëhet në selinë e PD-së, por në sheshin “Skënderbej”. Në orën 12:00 kryetari Basha do të lërë zyrën e tij në PD për tiu bashkuar protestuesve në shesh dhe së bashku me ta do të përshkojë të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri përpara kryeministrisë.

Mësohet gjithashtu se në foltoren që do të ngrihet gjatë paradites poshtë zyrës së kryeministrit Rama do të flasin me radhë disa qytetarë që janë të prekur nga vendimet e kësaj qeverie. Kështu bëhet e ditur se para protestuesve do të flasin qytetarë që iu janë prishur shtëpitë në kundërshtim me ligjin, pensionistë dhe qytetarë që preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe taksave. Në fund do të jetë kryetari Basha që do ti drejtohet protestuesve.

Ne nje postim pak para protestes, ish kryeministri Berisha ka perseritur thirrjen per pjesemarrje. “ Rama IK! IK! IK! Rama shporru! Shporru! Shporru!!”- ka shkruar Berisha ne FB.

Në dy javët e fundit Basha zhvilloi një tur në të gjithë vendin ku pa nga afër gjendjen e keqe ekonomike të qytetarëve dhe i bëri thirrje atyre ti bashkohen opozitës në protestën e sotme. Dje Basha u takua me të rinjtë demorkatë, ku deklaroi se “marshi i protestës së nesërme është fjala jonë e bashkuar jo vetëm për të shprehur mospajtimin tonë me situatën e rëndë ku e ka katandisur keqqeverisja e Edi Ramës dhe Ilir Metës, Shqipërinë, por dhe për ti dhënë mundësinë e fundit për t’u ndalur para zullumit që planifikojnë me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Kjo protestë është kryengritja e pjesëmarrjes. Dhe pjesëmarrja është çelësi i suksesit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: