Home / Teknologji / Telefonat më të mirë të 2014? Cili ju pëlqen më shumë?

Telefonat më të mirë të 2014? Cili ju pëlqen më shumë?

Lehtësisht mund të thuhet se çdo vit ka qenë viti më i mirë në historinë e telefonave të mençur – sepse kështu punon teknologjia. Por viti 2014 ka qenë edhe më i veçantë. Ky ishte një vit i cili pati një rrjedhë e vazhdueshme të telefonave të avancuar mobil, që ofrohen në ngjyra, madhësi dhe çmime të ndryshme.

telefonat-m-euml-t-euml-mir-euml-t-euml-2014-cili-ju-p-euml-lqen-m-euml-shum-euml_hdIshte një vit për ndryshim të strategjisë së kompanive. Për shembull, Samsung më në fund i dha fund mbështjellësit të plastikës së lirë dhe metalit të rreme, ndërsa edhe Apple u përkul dhe ofroi modelet e reja të iPhone, me ekrane më të mëdha mëdha.

Ndërkohë, HTC dhe LG kanë prodhuar disa modele interesante, e Nokia dorëzoi frerët e markës Lumia tek Microsoft. Ishte edhe kompania kanadeze BlackBerry që solli një model të çuditshëm të telefonit, dhe me siguri se e dini se bëhet fjalë për BlackBerry Passport.

Por cilat ishin 10 telefonat më të preferuar të 2014? Cili ju pëlqen juve më shumë?

  • iPhone 6 – ose telefoni më i hollë i Apple deri më sot
  • HTC One M8 – pasardhësi i M7, me ekranin Full HD në 5 inç
  • LG G3 – telefoni me rezolucionin dy herë më të madh sesa të rivalëve të tij
  • Moto X – telefoni me mbështjellësin prej druri, që të hënën lirohet edhe më shumë
  • Samsung Galaxy Note 4 – fableti më special në Android (ekran Quad HD)
  • iPhone 6 Plus – modeli i iPhone me ekranin më të madh ndonjëherë
  • One Plus One – vlera më e mirë për paratë, telefon i lirë me performanca të mira
  • Samsung Galaxy Alpha – me dizajn të ri metalik
  • Nokia Lumia 930 – sjell kamerën me 20 megapiksel
  • BlackBerry Passport – identiteti i ri i BlackBerry që quhet pasaportë

Leave a Reply

%d bloggers like this: