Ekonomia

OSHEE: Debitorët e energjisë elektrike, mundësi të paguajnë me këste

Që nga dita e djeshme, të gjithë konsumatorëve familjarë, që rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë) u krijohet mundësia e pagesës me këste, është vendimi i fundit që ka marrë në 26 nëntor Këshilli Mbikqyrës i OSHEE-së me propozim të shoqërisë OSHEE lidhur me kushtet lehtësuese që do të zbatohen ndaj konsumatorëve familjarë të cilët ekzekutojnë detyrimet e prapambetura nga vitet e kaluara.

energjia-elektrike1Sipas vendimit, është marrë në konsideratë niveli i të ardhurave mesatare të familjeve dhe gjendjen e tyre sociale. Këshilli mbikqyrës i OSHEE-së ka vendosur gjithashtu se nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, kjo shoqëri nuk do të llogarisë më kamat-vonesat për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.
OSHEE do të marrë masat që të përcaktojë si kusht në marrëveshje, detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2.500 lekë në muaj.
Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1.000 lekë në muaj.
Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike dhe që bien dakord të shlyejnë menjëherë gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), OSHEE do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në masën 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa dhe si mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 Mars 2015.
Këto kushte nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me OSHEE-në dhe ndaj tyre do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button