Home / Kronika / Lushnjë, 53 -vjeçari i vë flakën vetes pranë komisariatit

Lushnjë, 53 -vjeçari i vë flakën vetes pranë komisariatit

Një person i ka vënë flakën vetes përpara Komisariatit të Lushnjës, duke provokuar një skemë horrori për kalimtarët. Sipas të dhënave 53-vjeçari Jorgo Derka kishte shkuar më parë në policinë e Lushnjës për të zgjidhur një konflikt pronësie, por askush nuk e kishte marrë parasysh ankesën e tij.

foto-arkivNë shenjë proteste dhe nën kushtet e depresionit, Derka i ka vënë flakën vetes. Ishin punonjësit e policisë ata që shuan flakët në trupin e 53-vjeçarit. I dëmtuari u dërgua me shpejtësi në spital, por për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, i nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet e rëndë. Ndërkaq  policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e detyruan Jorgo Derkën t’i jepte fund jetës së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: