Home / Presidenciale / Nishani uron Jahjagën për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Nishani uron Jahjagën për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi sot Presidenten Atifete Jahjaga për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, me statusin e vëzhguesit.
presidenti-nishani-presidentja-jahjaga1“Pranimi në këtë organizatë është një hap tjetër shumë i rëndësishëm për njohjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës në arenën dhe organizatat ndërkombëtare. Është një mbështetje e aspiratave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, për të zënë vendin e merituar mes vendeve të tjera të lira”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit.
Në mbyllje të mesazhit Kreu i Shtetit shprehet besimplotë se shumë shpejt Republika e Kosovës do të jetë anëtare edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.