Kronika

OSHEE rikthen energjinë në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bere te mundur rikthimin e energjise elektrike ne disa zona te Tiranes, pas një avarie (lidhje të shkurtër) të fiderit F323.

energjiaOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton opinionin publik se mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:00 është konstatuar një avari (lidhje të shkurtër) të fiderit F323 që furnizon zonën e pallatit me Shigjeta, Selitën, Tiranen e Re dhe një pjesë të Unazës së re.

Grupet e punës të Drejtorisë Rajonale kanë punuar intensivisht duke kaluar një pjesë të kabinave te fideri A12, kanë kryer testimet deri në orën 04:00 të datës 04.12.2014, kur kanë gjetur dhe eliminuar defektin e fiderit F323, duke mundësuar risjelljen e energjisë elektrike në zonat ku ajo ishte stakuar, behet e ditur nga OSHEE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button