Home / Arte / Libri / Modiano: Shkruaj për të zgjidhur misteret

Modiano: Shkruaj për të zgjidhur misteret

modiano-350x191Autori francez Patrick Modiano, fitues i çmimit Nobel për letërsi, do të pranojë çmimin në Stokholm të Suedisë sot në mbrëmje.
Sidoqoftë, sipas traditës, fjalimin për pranimin e çmimit ai e mbajti tre ditë më parë, duke shpjeguar se cila është shtysa prapa kreativitetit të tij.

I lindur në vitin 1945, Modiano shpjegoi se e ka kaluar shumicën e fëmijërisë i vetmuar, pa prindërit, shpesh duke qëndruar nëpër miq në Paris. Kështu, kërkimi për origjinën, fëmijëria dhe adoleshenca u bënë temat themelore të romaneve të tij.

“Nuk kam arritur të gjej gjithë ata njerëz, shtëpi dhe vende që luajtën rol në të kaluarën time. Shtysa për të zgjidhur gjëegjëza dhe të qartësoj mistere pa ndonjë shans për sukses, është burimi i dëshirës sime për të shkruar, thua se përmes zbulimit të imagjinatës time dhe shkrimit, do të mund bëja këto nyje bashkë”, ka thënë Modiano, sipas DeutscheWelle.

Në romanet e Modiano-s ka një univers me prindër që mungojnë, kriminalitet dhe rini e humbur, e të gjitha frymojnë në Paris. Akademia e Nobelit e cilësoi romancierin si Marcel Proust-in e kohës tonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: