Rajoni

Ish-ministri i Financave para drejtësisë pas akuzave për mashtrim

Jorgos-Papaconstantinu-333x200Ish-ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, në post gjatë kohës të hyrjes së vendit në krizën e borxhit, doli sot para drejtësisë pas akuzave për fshehje të emrave të anëtarëve të familjes së tij të përfshirë në një listë të dyshuarish fajtorë për evazion fiskal, bënë të ditur burime gjyqësore.

Kjo çështje e quajtur ”lista Lagarde” goditi vendin mes krizës financiare.

Ai dyshohet për falsifikim, për heqje të emrave të anëtarëve të familjes nga një dokument që përbante listën e rreth 2 000 grekëve që posedonin llogari në filialin zviceran të bankës HSBC, të dyshuar fajtorë për evazion fiskal.

Kjo listë u bë e njohur në Greqi nën emrin “lista Lagarde”, sepse ajo iu dha qeverisë greke nga drejtoresha aktuale e FMN-së, Christine Lagarde kur ajo ishte ministre e Ekonomisë dhe Financave në Francë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button