Home / Qeveritare / Nikolla prezanton analizën e masave për Arsimin 2014

Nikolla prezanton analizën e masave për Arsimin 2014

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka prezantuar sot analizën e masave në arsimin e lartë 2014.

Lindita-Nikolla-konferenceMinistrja Nikolla  duke iu referuar rezultateve të analizës së arsimit te lartë për 2014, nenvizoi  se “me parë nuk ka pasur lidhje mes tregut të punës dhe arsimit. Rigjenerimi i arsimit të lartë nisi nga matura shteterore, nga mbyllja e universiteteve që nuk jepnin asnjë kontribut përvecse mernin para nga të rinjtë”.

Nikolla u ndal në arritjet e arsimit shqiptar, duke theksuar ndër të tjera se “transparenca, gjithpërfshirja dhe llogaridhënia janë tejet të rëndësishme”. Ajo foli edhe për një draft të ri që është duke u përpunuar për arsimin.

Duke iu referuar situatës së kaluar, ministrja Nikolla, tha se “javën që vjen do të jetë e pranishme Agjencia Britanike e Akredimit, qe do të bëjë edhe vlersimin cilësor të universiteteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.