Home / Bota / Amerika / Senati duhet të miratojë sot buxhetin federal që të evitojë një paralizë financiare

Senati duhet të miratojë sot buxhetin federal që të evitojë një paralizë financiare

Senatorët amerikanë pritet të zhvillojnë sot një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar projektbuxhetin prej 1 014 miliardë dollarë shpenzime për vitin 2015, që duhet ta miratojnë para mesnatës për të evituar një paralizë të institucioneve federale.

kongresi-amerikan2Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi të enjten në mbërmje këtë ligj të financave të vlefshëm deri në shtator 2015. Por teksti nuk u miratua dje nga Senati, që ka kohë deri të shtunën në mesnatë që ta votojë.

Lideri i maxhorancës demokrate në Senat, Harry Reid, dhe ai i minorancës republikane, Mitch McConnell, shpresojnë të arrinë një marrëveshje që buxheti të mos shtyhet.

Por konservatorët, të zemëruar kur konstatuan se teksti nuk mundësonte bllokimin e planit mbi imigracionin të presidentit Barack Obama, që parashikon regullimin e miliona pesronave pa letra dhe që ata e kundërshtojnë fuqishëm, kërkuan të kenë mundësinë ta ndryshojnë këtë masë.

Por financimi i qeverisë federale skadon sot në mesnatë, dhe Kongresi do të jetë i detyruar të votojë një buxhet provizor afatshkurtër.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje sot në mbrëmje, SHBA-ja rrezikon të bier në një “shutdown”, sikurse ndodhi në tetor 2013 kur administrata federale u detyrua të dërgojë në shtëpi me mijëra funksionarë federalë për 16 ditë deri sa u arrit një kompromis buxhetor.

Ky “shutdown” i kushtoi 6,6 milionë dollarë ditë pune të humbura punonjësve federalë të detyruar të rrinë në shtëpi, dhe sipas vlerësimeve të Shtëpisë së Bardhë i kushtoi rreth 2 miliardë dollarë produktivitet vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.