Europa

OKB: 4 634 të vdekur që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë

Konfliktit në lindje Ukrainës ka shkaktuar që prej mesit të muajit prill 4 634 të vdekur, duke përfshirë këtu 298 viktimat e avionit Malaysian Airlines, sipas një bilanci të publikuar më 12 dhjetor nga OCHA, zyra e Kombeve të Bashkuara ngarkuar me ndihmën humanitare.

ukraine-te-vdekur-1Përveç të tjerave, 10 423 persona janë plagosur, sipas këtij bilanci të siguruar më 7 dhjetor.

OCHA theksoi se 5,2 milionë persona jetojnë në zonat e prekura nga konflikti, që ka përballur forcat proqeveritare ukrainase me rebelët separatistë prorusë të mbështetur nga Moska.

Ky bilanc numëron 300 të vdekur më shumë se i mëparshmi, që daton më 20 nëntor, që bën fjalë për 4 317 të vdekur, ushtarë ukrainas, civilë dhe anëtarë të grupeve të armatosura.

OKB-ja do të publikojë të hënën një raport tjetër për situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button