Politika

Kukan dhe Fleckenstein dakordësi për marrëveshjen PS-PD, sot detajet

Eurodeputët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan të përzgjedhur në rolin e negociatorëve për arritjen e marrëveshjes politike mes PD-së dhe PS-së duket se ia kanë arritur qëllimit për të kthyer opozitën në Kuvend.

Kukan-320x240Mësohet se eurodeputetët kanë arritur dakordësinë për një marrëveshje 5-pikëshe, të cilën do ta shpjegojnë sot nëpërmjet një deklarate.

Burime të News 24, bëjnë me dije se Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian negocioi me qeverinë, ndërsa Eduard Kukan raportues i PPE, negocioi me opozitën.

Pritet që pasi të bëhet e ditur marrëveshja me 5 pika edhe Fleckenstein të zhvillojë një vizitë të papritur në Tiranë.

KËRKËSAT E OPOZITËS
1 Dekriminalizimi i Parlamentit
2 Respektimi i vendimeve të gjykatave
3 E dejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore
4 Asnjë pengesë për hetimin e deputeteve
5 Kohë të barabartë me kryeministrin në seancat plenare

KËRKESA E SHUMICËS
1 Rikthimi i opozitës në Kuvend brenda 24 dhjetorit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button