Kronika e zeze

Pronari i banesës vret 2 persona të maskuar dhe të armatosur, dyshohet se do grabisnin

Dy të rinj kanë mbetur të vrarë në një banesë nga pronari, pasi dyshohet se kishin hyrë për të grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Selitës, Tiranë rreth orës 08:45 minuta.

vrasja-lushnjeBurimet policore thonë se viktimat janë gjetur në shtëpinë e shtetasit Flamur Ymeri, i dyshuari kryesor për krimin e dyfishtë. Nga të dhënat paraprake mendohet se Ymeri ka vepruar për vetëmbrojte e për pasojë ai është shoqëruar në polici, për sqarimin e rrethanave të krimit.

Identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije, por thuhet se ata janë të rinj në moshë. Besohet se të maskuar dhe armatosur, ata kishin hyrë në banesën dykatëshe për të grabitur dhe në tentativë e sipër, janë përleshur me Ymerin. Ky i fundit dyshohet se i ka vrarë më armë zjarri. Trupat e viktimave janë gjetur pranë njëri-tjetrit, në të njërën prej dhomave të shtëpisë.

Viktimat pritet që të dërgohen në morg, në mënyrë që ekspertiza mjeko-ligjore  të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button