Ekonomia

Pensioni për fermerët- 31 dhjetori, afati i fundit që falen kamatëvonesat

31 dhjetori është dita e fundit kur fermerët mund të paguajnë me çmimin e atij viti që kanë humbur, detyrimet e prapambetura për të përfitur pension.

maqedoni-100-mij-euml-pensionist-euml-m-euml-shum-euml-10-mij-euml-pun-euml-tor-euml-m-euml-pak_hdInstituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se deri në fund të këtij muaji, fermerët po paguajnë vitet e sigurimit pa kamatë.

Çdo fermer i zonave fushore mund të blejë 21 vite e 3 muaj të vlefshme për pensionin e pleqërisë me 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa fermerët e zonave malore këtë periudhë mund ta blejnë me vetëm 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se, projektligji për faljen e kamatëvonesave është vetëm për të vetëpunësuarit në bujqësi. Ata kanë një specifikë nga të tjerët, sepse kanë të drejtë të blejnë periudhat e kaluara nga viti korent, me ato tarifa që kanë qenë në atë vit të caktuar plus kamatëvonesat, që llogariten me një formulë të veçantë. Për shembull, nëse një fermer do të blejë vitin 1995, do ta blejë me atë masë kontributi që ka qenë në vitin 1995, që janë dukshëm më të ulëta.

Kategoritë e tjera e kanë ndryshe. Për shembull, të vetëpunësuarit në qytet paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore çdo tre muaj me vlerë 23% mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi dhe nuk kanë të drejtë të blejnë periudha të kaluara sepse janë nën administrimin e organeve tatimore, që do të thotë aplikohen gjoba dhe masa të tjera.

“E vetmja mundësi për të blerë sigurime në qytet është sigurimi vullnetar, i cili realizohet mbi bazën e pagës minimale dhe të normës kontributive që është në vitin në të cilin paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore”, tha ai, duke nënvizuar se, kjo është një mundësi shumë e mirë për fermerët sepse të blesh sot, duke filluar nga 1 tetori i vitit 1993 me një sasi relativisht të pakët parash rreth 21 vite e tre muaj, është me shumë përfitime për të fituar një pension pleqërie. Në zonat fushore, një fermer mund të blejë 21 vite e tre muaj me vetëm 2 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë që në zonat malore, ku bën pjesë qarku i Kukësit dhe i Dibrës, Malësia e Madhe, Prrenjasi, Librazhdi dhe Gramshi, Kolonja në Qarkun e Korçës, Tepelena në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethi i Skraparit në Qarkun e Beratit, masa është 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra për 21 vite e tre muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button