Kronika e zeze

Delvinë, vdes i djegur në banesë 81-vjeçari i paralizuar

Një i moshuar është djegur brenda banesës së tij, e cila është përfshirë nga flakët në mëngjesin e sotëm.

ambulanca-ne-vendgjarje-320x203Ngjarja ka ndodhur në Delvinë në shtëpinë private të Piro Dines. 81-vjeçari ishte prej kohësh i paralizuar dhe sipas policisë nuk ka pasur mundësi të largohej nga shtëpia në momentin ë rënies së zjarrit.

Në shtëpi ka mundur të dalë vetëm bashkëshortja, e cila nuk e ka ndihmuar dot të shoqin. Policia dyshon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Forcat e policisë së Delvinës janë ndihmuar nga zjarrfikësit e ardhur nga Saranda për të shkuar flakët e zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button