Home / Kronika / Kronika e zeze / “Norman Atlantic”, humbin jetën dy marinarë shqiptarë

“Norman Atlantic”, humbin jetën dy marinarë shqiptarë

Bilanci i viktimave të tragetit “Norman Atlantic” shtohet edhe me 2 marinarë shqiptarë. Lajmin e ka dhënë Kapiteneria e Vlorës, sipas së cilës marinarët që kanë humbur jetën ishin në ekuipazhin e rimorkiatorit që po tërheq tragetin që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së dielë.

zjarr-tragetMarinarët që kanë humbur jetën ishin pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Iliria”. Ata u goditën nga kavoja që u këput ndërsa rimorkionin tragetin dhe më pas ranë në det. Lajmi i vdekjes së dy marinarëve është konfirmuar edhe nga mediat italiane.

Ndërkohë, mësohet se trageti “Norman Atlantic” është pranë brigjeve puljeze, por nuk hyn dot në port për shkak të motit të keq.

Frika për përkeqësimin e bilancit të tragjedisë është ende e madhe. Mediat greke dhe ato italiane flasin për dhjetra persona që mungojnë. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, përflitet se numri i tyre shkon nga 37 deri në 40 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.