Home / Qeveritare / Vdekja e dy marinarëve shqiptarë, Qeveria: Të angazhuar në zbardhjen e aksidentit

Vdekja e dy marinarëve shqiptarë, Qeveria: Të angazhuar në zbardhjen e aksidentit

Kryeministri Edi Rama u shprehu sot ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, familjeve të dy marinarëve, për humbjen e jetës së njerëzve të shtrenjtë të tyre.

Kryeministri-Edi-Rama261-300x200-12Në deklaratën për shtyp të kryeministrisë thuhet se “Kryeministri Edi Rama mësoi me dhimbje, humbjen e jetës së dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”.

“Edhe pse jo pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të jetëve të pasagjerëve në bordin e “Norman Atlantic”, marinarët shqiptarë dhanë një kontribut të vyer në përpjekjen ndërkombëtare për të evituar një katastrofë. Qeveria është tërësisht e angazhuar në sjelljen e dy trupave të pajetë në tokën shqiptare dhe në zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të aksidentit që u mori jetën”, thuhet në qëndrimin zyrtar të kryeministrisë shqiptare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: