Ekonomia

Bie inflacioni, ulen çmimet e konsumit

Ndryshimi i indeksit vjetor 0.7%. Më lirë ushqimet dhe shëndetësia, shtrenjtohet arsimi

Nga Zamir Alushi

Indeksi i Cmimeve Inflacioni Dhjetor 2014Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2014 arriti 117,0% kundrejt muajit dhjetor 2007, pra ka zbritur në vlerën 0,7%. Një vit më parë, sipas INSTAT, ky ndryshim ishte 1,9%. Kjo kthesë prapa do të ndikojë edhe në objektivat e Bankës së Shqipërisë për rritjen e inflacionit deri në 3%, por mund të shkaktojë edhe situatë deflacioni, që do të pengonte rritjen ekonomike.

Si ndryshuan çmimet

Rritja vjetore në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,10, “Shëndeti” dhe “Transporti” kanë kontribuar respektivisht me -0,19 pikë përqindje dhe -0.07 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me dhjetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11,2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,1%, grupi “Komunikimi” me 3,9%, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, etj. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 0,4%. Brenda këtij grupi, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 6,9 %, pasuar nga nëngrupi “Qumësht, djathë e vezë” me 3,4%, nëngrupi “Peshk” me 2,2%, etj. Çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyra” u ulën me 6,4%, pasuar nga nëngrupi “Kafe, çaj e kakao” me 3,2%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 2,7%, etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,6%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,1%. Ndërkohë, krahasuar me muajin nëntor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” me 11,5%. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 0,7%. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” me 2,2%, që reflekton uljen e çmimeve të karburantit. Krahasuar me muajin nëntor 2014, çmimi i eurodiezelit u ul me 7,6% dhe çmimi i benzinës u ul me 5,9%.

Metodologjia

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, duke filluar nga muaji dhjetor 2007 llogaritet me shportën e artikujve, peshat e të cilave është caktuar bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjes, realizuar nga INSTAT gjatë periudhës tetor 2006-shtator 2007. Ndryshimi i mëparshëm i shportës së artikujve është bërë në muajin janar të vitit 2002, ku numri total i artikujve u rrit nga 221 në vitin 1993, në 262 artikuj. Aktualisht numri total i artikujve është 272. Indeksi llogaritet me 12 grupe kryesore, tërësisht të përputhshëm me klasifikimin e shpenzimeve që përdor EUROSTAT. Peshat e artikujve janë llogaritur për çdo prefekturë duke marrë në konsideratë shpenzimet e familjeve

qytetare dhe fshatare. Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve midis muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj. Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve është i ndjeshëm nga efektet sezonale.

Ndryshimi vjetor 

Rritje çmimi

  • Ushqimet 1.9.%
  • Frutat 16.6%
  • Zarzavatet 7.8%
  • Pije alkoolike 0.5%
  • Duhani 12.5%
  • Veshje për fëmijë 1.7%
  • Qira 0.3%
  • Mirëmbajtje 2.8%
  • Furnizim me ujë 0.7%
  • Lëndë djegëse 0.4%
  • Shërbime mjekësore 1.8%
  • Riparim makinash 1.7%
  • Pajisje audiovizive 0.7%
  • Kafe, restorante 2.8%
  • Hotele 1.5%
  • Libra, revista, gazeta 1.4%

Ulje çmimi 

  • Buka, drithërat -1.2%
  • Mish -0.4%
  • Peshk -1.7%
  • Qumësht, djathë, -1.2%
  • Vaj, yndyra -5.5%
  • Sheqer, ëmbëlsira 5.1%
  • Pije joalkoolike -1.5%
  • Kafe çaj, kakao -1.9%
  • Ulje, lëngje -1.3%
  • Veshje për burra -5.4%
  • Veshje për gra – 4.9%
  • Këpucë për burra -5.7%
  • Këpucë për gra -0.8%
  • Mobilim -1.8%
  • Pajisje gatimit -3.5%
  • Ngrohës, kondicionerë -1.5%
  • Medikamente -5.6%

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button