Home / Arte / Filmi shqiptar “Amanet”, rikthehet në kinema

Filmi shqiptar “Amanet”, rikthehet në kinema

Filmi shqiptar “Amanet” i regjisorit Namik Ajazi me skenar të Ruzhdi Pulahës, prodhuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në bashkëpunim me Radio Teleizionin Shqiptar, do të risjellë në kinema Eva Alikajn.

amanet

Filmi fitues i çmimit të publikut në Festivalin e Filmit në Durres si dhe pjesëmarrës në festivale të ndryshme ndërkombëtare, do të vij në kinema Millennium në datën 21 janar.

Me aktorët Myzafer Ziflaj, Eva Alikaj dhe Amos Zaharia në rolet kryesore, ky film vjen si një bashkëpunim shqiptaro-italian.

“Amaneti” rrëfen historinë e Mentor Hasës (interpretuar nga Myzafer Ziflaj), një funksionari të lartë të Sigurimit të Shtetit, i cili nga ‘përgjues’ e gjen vetën tek të përgjuarit. Në këtë kthesë dramatike që merr jeta e tij, ai vendos të rrëfejë për të vrarët e pushtetit të cilit ai i kishte shërbyer. Amaneti i tij për të birin Martin (që interpretohet nga Amos Zaharia) është që historia e tij t’i rrëfehej botës.

“Me këtë film, publiku kupton gjithçka ndodhte në ato vite brenda rrethimit të Bllokut. Ai kthehet pas në kohë dhe befas gjendet aty edhe pse përmes një fictioni”, – shprehet regjisori.

Filmi sjell me saktësi veshjet dhe simbolet e kohës që nga makinat, targat, ndërtesat, uniformat ushtarake apo dhe veshjet e kohës, miniera… Muzika e filmit është një element që ndikon në suksesin e filmit. Ajo i përgjigjet temës së filmit dhe ndihmon për të mbajtur në mënyrë të vazhdueshme tensionin që të ofron filmi me dramën e tij.

Xhirimet e filmit janë realizuar në Tiranë, Pogradec, Rubik, në minierën e Bulqizës dhe në Itali. Filmi pati premierën e tij më 21 mars të vitit të kaluar por, ai do të sillet sërish për publikun e kryeqytetit më 21 janar të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.