Kosova

Vrasjet politike, në Gjykatën Speciale

Vrasjet politike në Kosovë që kanë ndodhur pasluftës, për të cilat drejtësia vendore ka dështuar t’i zbardhë, do të barten në kompetencat e Gjykatës Speciale, e cila pritet të funksionalizohet shumë shpejt.

vrasjet-politike-n-euml-gjykat-euml-n-speciale_hdKëtë paralajmërim e ka dhënë të dielën kryeministri Isa Mustafa, në përvjetorin e 16-të të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Sipas tij, vrasja e Malokut dhe shumë vrasje të tjera do të hulumtohen përmes Gjykatës Speciale. “Ne do të mundohemi maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbetet obligim i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të angazhohen për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës.

“Mbetet obligim i yni që të punojmë me drejtësinë vendore dhe ato ndërkombëtare që të zbardhet vrasja mizore e Enver Malokut dhe patriotëve tjerë”, ka thënë ai. Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa është zotuar se të gjitha veprimet që nuk bien në fushëveprimin e Gjykatës Speciale do të angazhohet që me ato raste të merren Prokuroria vendore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button