Kronika

Mashtroi 36 persona, prokuroria çon për gjykim Hajdin Zyberaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Hajdin Zyberaj, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Dini-2009”, për veprën penale të “mashtrimit ndaj shumë personave me pasoja të rënda”.

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x3507Nga hetimi i prokurorisë rezulton se i pandehuri ka mashtruar së paku 36 persona, të cilët kanë blerë apartamente dhe dyqane në ndërtimin e tij në zonën e Qesarakut, Linzë, por që më pas ka rezultuar se këto prona u janë shitur dy ose më shumë personave të tjerë.

Personat e dëmtuar janë të pajisur të gjithë me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në disa milionë euro.

Në fund të vitit 2013, të gjithë kallëzuesit kanë konstatuar se në ambientet që kishin blerë kishin hyrë persona të tjerë, edhe ata të pajisur me kontrata të rregullta noteriale. Në këto kushte, kallëzuesit kanë kërkuar takim me administratorin e “Dini-2009”, por rezultonte se ai ishte larguar nga Shqipëria. Edhe gjatë hetimit, rezulton se i pandehuri Hajdin Zyberaj nuk është gjetur në Shqipëri dhe hetimi është zhvilluar me masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë.

Hetimet ndaj tij nisën pas kallëzimeve të 30 qytetarëve, të cilët kishin paguar paratë për të njëjtin apartament. Zyberaj tashmë rezulton person i shpallur në kërkim, dhe sipas sistemit TIMS ka lënë Shqipërinë më Tetor të 2013 drejt Maqedonisë.

Sipas hetuesisë, personat e dëmtuar janë të pajisur të gjithë me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në disa milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button