Rajoni

Shpërthen Erdogan: Netanyahu marshon në Paris ndërsa masakron njerëz në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar kryeministrin izraelit, Benyamin Netenyahun, për pjesëmarrjen në marshin kundër terrorizmit në Paris pas sulmit të gazetës Charlie Herbo.

shp-euml-rthen-erdogan-netanyahu-marshon-n-euml-paris-nd-euml-rsa-masakron-njer-euml-z-n-euml-gaz-euml-video_hdErdogan ka reaguar duke thënë se Netanyahu marshoi në Paris kundër terrorizmit gjersa ai udhëheq terrorizmin shtetëror kundër palestinezëve.

‘E kam shumë të vështirë të kuptoj se si ka shkuar në Paris gjersa nuk ka dhënë llogari për masakrimin e grave dhe fëmijëve në Palestinë”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët në Ankara me presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Erdogan ka reaguar ashpër edhe ndaj vendeve perëndimore, të cilat i ka quajtur hipokrite pasi asnjëherë nuk kanë reaguar për sulmet ndaj myslimanëve në Evropë.

“Hipokrizia e Evropës është e qartë, si myslimanë asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në ndonjë masakër terroriste pas së cilës qëndron racizmi, gjuha e urrejtjes dhe islamofobia”, ka thënë Erdogan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button