Home / Kronika / Kronika e zeze / Durrës, deti nxjerr në breg një prej peshkatarëve të zhdukur

Durrës, deti nxjerr në breg një prej peshkatarëve të zhdukur

Pas më shumë se një jave, është gjendur në breg të detit trupi i pajetë i njërit prej peshkatarëve të zhdukur në Durrës, Avni Shahinaj.

durres-familjaret-e-peshkatareveTrupi i pajetë i peshkatarit, është parë nga disa peshkatarë të tjerë të zonës dhe më pas kanë qenë familjarë të tij që kanë bërë identifikimin e kufomës.

Sipas policisë, trupi i pajetë ishte nxjerrë nga rrymat detare në zonën e Bisht Pallës, ndërkohë që nuk ka të dhëna për peshkatarin tjetër, Bekim Maçinaj, që ishte në të njëjtën varkë me Shahinajn.

Të dy peshkatarët, kishin dalë së bashku me varkë në det për të peshkuar pasditen e së dielës që shkoi në plazhin e sektorit “Rinia” në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.