Rajoni

SYRIZA kryeson sondazhet 10 ditë para zgjedhjeve

Një sondazh i ri i opinionit publik, i kryer nga kompania ”Alco” për llogari të së përjavshmes satirike ”To Pontiki” (Miu – shën. përkth.), konfirmon sërish partinë greke të ekstremit të majtë SYRIZA në krye të tij.

aa286SYRIZA është forca kryesore politike opozitare greke dhe drejtohet nga Aleksis Cipras.

Në bazë të rezultateve të sondazhit, SYRIZA ka 31,2 për qind të preferencave kundrejt 27,8 për qind të partisë konservatore greke në pushtet ”Demokracia e re”.

Më pas vijnë ”To Potami” (Lumi – shën. përkth.) me 5,1 për qind, ”Agimi i artë” me pesë për qind, Partia Komuniste me katër për qind, PASOK-u me 3,6 për qind.

Sondazhi u realizua me telefon në datat 11-13 janar dhe u pyetën 1 000 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button