Kosova

Thaçi: Masakra e Reçakut mobilizoi ndërkombëtarët për të ndërhyrë fuqishëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka rikujtuar mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ditën kur ndodhi një ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës, atë të Reçakut, ku në mënyrë mizore iu ishte marrë jeta 45 civilëve.

tha-ccedil-i-masakra-e-re-ccedil-akut-mobilizoi-nd-euml-rkomb-euml-tar-euml-t-p-euml-r-t-euml-nd-euml-rhyr-euml-fuqish-euml-m_hdThaçi u shpreh se ky krim gjakatar i makinerisë ushtarake serbe e bindi mbarë komunitetin ndërkombëtar për krimet kundër njerëzimit që po ndërmerreshin në Kosovë dhe e mobilizoi për të ndërhyrë fuqishëm.

“Në këtë përvjetor ne përkujtojmë me dhimbje viktimat e pafajshme të Reçakut dhe shprehim mirënjohjen ndaj aleatëve perëndimorë të cilët u solidarizuan e nuk ndenjën duarkryq përballë krimeve që po bëheshin ndaj popullit tonë”, u shpreh Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button