Politika

Rregullorja e Kuvendit, PS: Pro ristrukturimit të komisioneve

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të votojë pro ristrukturimit të komisioneve dhe ndryshimeve të rregullores së Kuvendit.

Një-Mbledhje-e-grupit-parlamentar-të-PS-sëFoto-Arkivë1Grupi Parlamentar i PS-së, i drejtuar nga kreu i grupit gramoz Ruçi, është mbledhur sot, para nisjes së sesionit të ri parlamentar ku ka diskutuar për rregulloren e ndryshuar të kuvendit si dhe kalendarin e punimeve. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, deputetët e PS-së vendosën të votojnë pro ristrukturimit të komisioneve.

Sipas ndryshimeve të rregullores, një deputet do të marrë pjesë vetëm në një komision parlamentar. Ndërkohë po sot pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar i PD-së, për të diskutuar paraprakisht disa prej çështjeve të rëndësishme që do të kalojnë në parlament në nisjen e sesionit të ri dhe të vendosë për qëndrimin e saj.

Ndërsa seanca e parë parlamentare për sesionine ri pritet të fillojë pasdite rreth orës 17:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button