Kosova

Intensifikohet puna në procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në takimin me Grupin Punues për Liberalizimin e Vizave tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura.

intensifikohet-puna-n-euml-procesin-e-liberalizimit-t-euml-vizave_hdKy raport do t’i dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojmë se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parapara me dokumente strategjike.

“Prandaj sa më shpejt të adresohen kriteret e mbetura aq më shpejt do të dërgohet raporti në Bruksel, duke hapur rrugë kështu Komisionit Evropian për të dërguar edhe një mision vlerësues para se të nisen procedurat e brendshme te BE-së për ndryshimin e rregullores 539/2001, pra të rekomandoj që Kosova të futet në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE pa viza”, tha Çollaku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button