Rajoni

Daçiq: Ende s’ka agjendë për raundin e ri të dialogut me Prishtinën

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pohoi se ende nuk është përcaktuar agjenda e raundit të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa autoritetet serbe presin që të zbatohen Marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.

da-ccedil-iq-ende-s-rsquo-ka-agjend-euml-p-euml-r-raundin-e-ri-t-euml-dialogut-me-prishtin-euml-n_hd“Deri më tani ende nuk është definuar rendi i ditës. Presim që të vazhdojmë ku e kemi ndërprerë dhe presim të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel”, tha Daçiq për mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Daçiq tha se për Serbinë “është e rëndësishme dhe thelbësore krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë”.

I pyetur nëse Beogradi do të insistojë që të bisedohet për pronat e pretenduara në Kosovë gjatë takimit të ardhshëm në Bruksel, Daçiq, ka thënë se “kjo temë është ‘hapur’ në dialog dhe se ka pasur bisedime me ish kreun e diplomacisë evropiane, Catherine

Ashton, por sipas zyrtares evropiane, kjo çështje do të diskutohet në fazat e ardhshme”.

“Atëkohë nuk kemi folur për Trepçën. Kemi biseduar për asetet në sektorin e energjisë,” tha ai, duke theksuar se tema e pronave dhe të drejtave pronësore, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të dialogut, ende nuk kanë përfunduar.

Duke përkujtuar se më 9 shkurt në Bruksel do të jetë takimi i parë i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafës me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federico Mogherinin, Daçiq tha se edhe ai do të marrë pjesë në takim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button