Bota

Obama anulon vizitën në Taxh Mahal për të shkuar në Riad

Një vizitë e paralajmëruar kohë më parë e presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal u anulua për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje, thanë sot zyrtarë indianë dhe burime nga Zyra Ovale.

Obama1Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë më 27 janar, në përfundim të një vizite triditore në Indi.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë indian deklaroi se një ekip amerikan i sigurisë, i vendosur në qytetin ku ndodhet Taxh Mahali, kishte njoftuar anulimin e vizitës së Obamës.

“Vizita e Obamës është anuluar. Një ekip amerikan i sigurisë ma konfirmoi këtë gjë”, deklaroi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button