Ekonomia

BSH: Veprimet me bonot e thesarit zhvendosen në Rrugën e Dibrës

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sporteli i Bankës së Shqipërisë në Tiranë për kryerjen e veprimeve me bonot e thesarit është zhvendosur në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Kati II.

banka-e-shqiperiseSipas njoftimit të publikuar nga Banka Qendrore, duke filluar nga data 19 janar 2015, Banka e Shqipërisë ka aplikuar dy ndryshime në rolin e saj si ndërmjetësuese e  investimeve të individëve në bono thesari, duke eliminuar veprimet në cash të individëve. Këto ndryshime janë:

a- Fondet që individët duan të investojnë në bonot e thesarit derdhen pranë bankave tregtare në një llogari të veçantë, duke shmangur kështu transferimin e tyre për në Bankën e Shqipërisë.

b-  Rezultati i investimit pas mbylljes së ankandit do të merret në bankën tregtare, ku individi ka llogarinë dhe jo më në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, kërkesa për pjesëmarrje në ankand përsëri do të vazhdojë të dorëzohet pranë Bankës së  Shqipërisë.

Për informacione të mëtejshme, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethet Shkodër, Korçë, Lushnjë, Elbasan dhe Gjirokastër, bëm te ditur BSH-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button