Home / Kronika / Kodheli: Kosova, gati të ketë Forcën e saj të Armatosur, Shqipëria mbështetje të plotë

Kodheli: Kosova, gati të ketë Forcën e saj të Armatosur, Shqipëria mbështetje të plotë

-Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, takim me Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Demolli-

IMG_826-600x400Mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të jetë e gjithëanshme, garantoi Ministrja e Mbrojtjes Shqiptare, Mimi Kodheli, homologun e saj nga Kosova, Haki Demolli.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti sot në një takim zyrtar Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli dhe stafin që e shoqëron. Ministrja Kodheli, pasi i uroi atij mirëseardhjen, e uroi dhe për detyrën e re në qeverinë e Kosovës. Të dy homologët diskutuan për sfidat me të cilat po përballet sot rajoni.

Ata vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.IMG_8296 Kodheli shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer sa i takon aspiratës euro-atlantike të Kosovës.

Ministrja Kodheli tha se mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të jetë e gjithëanshme. “Reformat në FSK i konsideroj mbresëlënëse. Mendoj se Kosova është gati të ketë Forcën e saj të Armatosur, nëse të gjithë faktorët politikë të Prishtinës e mbështesin dhe e dëshirojnë këtë gjë.

IMG_8260Rruga për anëtarësim në NATO është e vështirë, kërkon vizion, vendosmëri dhe korrektesë në përmbushjen  e kritereve të forta që ka Aleanca. Ne do të jemi për ju këshilltarët, trajnuesit dhe udhërrëfyesit më të mirë në këtë rrugë”.

Nga ana e tij,  Demolli e falenderoi ministren e Mbrojtjes për mbështetjen e dhënë me eskpertë si pjesë e misionit këshillues të NATO-s pranë FSK.

Ai vlerësoi gjithashtu prezencën dhe kontributin e ushtarakëve shqiptarë në kuadër të KFOR. Mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u firmos Plani i Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes për vitin 2015.

Leave a Reply

%d bloggers like this: