Te ndryshme

Edhe 6 javë dimër, sipas urithit të famshëm Phil

Në Pensilvani mbahet një festival mbi ardhjen e Pranverës ku një kafshëz e vogël, Urith bën parashikimin se kur kjo stinë troket. Dhe ceremonia u krye.

urithi2Urithi i famshëm Phil, ka bërë të ditur se dimri do të zgjasë edhe gjashtë javë. Ashtu si çdo vit, mijëra njerëz u mblodhën në ditën e Urithit, 2 shkurt, në qytetin e vogël të Punxsutaëney, Pensilvani, për të kuptuar se si do të jetë “moti” nga meteorologu i vogël i mbuluar me qime.

Groundhog këtë mëngjes doli nga vrima e tij, por, pasi pa hijen e tij, duket se u frikësua dhe shpejt u kthye brenda, e cila, sipas interpretimit tradicional, do të thotë se dimri do të zgjatë të paktën edhe gjashtë javë.

Sipas besimit popullor, urithi nëse nuk do të kthehej në vrimën e tij, do të thotë se pranvera është shumë afër.

Çdo vit, disa mijëra turistë mblidhen në qytezën Punxsutaëney, në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhështore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button