Home / Arte / Libri / “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për akademikun Aleksandar Stipćević.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për akademikun Aleksandar Stipćević.

Dekorimi

Akademiku Aleksandar Stipćević është dekoruar dje nga Presidenti Bujar Nishani me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

stipcevic3-Tadic-_371394S1Ilirologut të njohur me përmasa botërore, arbëreshit nga Arbanasi-Zare (Kroaci), akademikun dekorata iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm i institucionit të Presidentit, Florjan Nuri dhe Këshilltari i Presidentit për Rajonin,  Flamur Gashi. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të komunitetit shqiptar, si dhe Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi dhe mikpritësi, Ambasadori i Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Melo, prof. Zef Mirdita etj. Në ceremoninë zyrtare të dekorimit morën pjesë tre djemtë e profesorit si dhe zonja Stipćević. Në fjalën e saj, zonja Stipćević tha se “Para dy ditësh e lajmërova në spital Shandrin (Aleksandrin) për dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, dhe ai me lot në sy më tha:  “Sa krenar do të ndihen me mua edhe në Shqipëri, tani arbanasit e mi …”

Leave a Reply

%d bloggers like this: