Kosova

Selimi: Kosova do ta padisë Serbinë për dëmet e luftës

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i ka konfirmuar agjencisë BETA sot, se çështja e padisë për gjenocid dhe reparacione të dëmeve të bëra nga Serbia në luftën e Kosovës, do të hapet në kohën e duhur.

selimi-kosova-do-ta-padis-euml-serbin-euml-p-euml-r-d-euml-met-e-luft-euml-s_hd“Pyetja e reparacioneve të luftës dhe dëmeve tjera siç janë pensionet e vjedhura, do të hapet në kohë të caktuar dhe ekspertët ndërkombëtarë e kanë konfirmuar se Kosova ka gjasat më të mira për të vërtetuar fajësinë e shtetit serb për krimet e bëra në territor ndaj të cilit ka ushtruar kontroll të plotë dhe të dhunshëm”, i ka deklaruar Selimi agjencisë BETA.

Sipas diplomatit në Kosovë, Kosova ka disa rrugë të qarta për të kërkuar dëmet e luftës nga Serbia në raste të shumta, “përfshirë akuzat e argumentuara për gjenocid të kryer nga ana e strukturave shtetërore të Serbisë në territor të Kosovës”.

“Dokumentacioni enorm i Tribunalit të Hagës e ka dëshmuar pa asnjë dyshim se shteti serb është i vetmi përgjegjës për pronat e civilëve dhe humbjen e jetëve të mijërave njerëzve”, ka thënë Selimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button