Rajoni

Jep dorëheqjen shefi i shërbimeve sekrete, Hakan Fidan

Drejtuesi i shërbimeve sekrete turke, Hakan Fidan dha dorëheqjen nga funksionet e tij për të marrë pjesë në muajin qershor në zgjedhjet legjislative nën ngjyrat e partisë të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot agjencia qeveritare e lajmeve Anadolu Agency.

hakan-fidan”Fidan i paraqiti dorëheqjen dje në mbrëmje kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili e ka pranuar”, theksoi agjencia e lajmeve ”Anadolu Agency” duke cituar burime pranë kryeministrit.

Sipas ligjit turk, funksionarët kanë afat deri më 10 shkurt për të lënë funksionet e tyre nëse dëshirojnë të kandidojnë për një mandat deputeti gjatë zgjedhjeve të ardhshme të parashikuara më 7 qershor.

Disa tituj të shtypit turk konfirmuan këto ditët e fundit se Fidan, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit turk, mund të bëhet ministër i ardhshëm i Punëve të Jashtme në qeverinë aktuale islamo-konservatore, që udhëheq në Turqi që prej vitit 2002.

Lindur në vitin 1968, Hakan Fidan ka qenë drejtuesi i agjencisë kombëtare të shërbimeve sekrete që prej vitit 2010. Bashkëpunëtor i afërt i Erdogan, ai është ngarkuar veçanërisht me bisedimet për paqe me shefin e rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe i është bashkuar politikës së Ankarasë kundër regjimit të presidentit, Bachar al-Assad në Siri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button