Home / Politika / Nishani: TAP AG, projekti i shekullit të 21-të për Shqipërinë

Nishani: TAP AG, projekti i shekullit të 21-të për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë një takimi sot me Drejtorin aktual Menaxhues të Projektit Trans Adriatic Pipeline-Albania (TAP AG), Kjetil Tungland, dhe Drejtorin e ri Menaxhues të Projektit TAP AG, Ian Bradshaw,vlerësoi punën e kryer deri tani nga TAP AG në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, duke e cilësuar si projektin e shekullit të 21-të për Shqipërinë.
presidenti-nishani-TAP-2Kreu i Shtetit theksoi se në të gjitha nivelet shtetërore si dhe nga të gjitha palët politike, ka garanci të shprehura qartësisht për vijimin dhe finalizimin me sukses të projektit, duke veçuar mbështetjen që projekti i gazsjellësit TAP ka gjetur edhe në shoqërinë shqiptare.
Tungland vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen publike të projektit, duke rikonfirmuar faktin e mbështetjes së gjerë institucionale të projektit dhe duke informuar që fillimi i vitit 2020 do të jetë edhe përfundimi i projektit në territorin shqiptar.presidenti-nishani-TAP
Ndërsa Bradshaw informoi Presidentin Nishani se në fillim të muajit qershor 2015 fillon edhe ndërtimi i rrugëve të aksesit për projektin, duke sjellë më shumë prezencë në terren dhe punësim.
Më tej, biseda u përqendrua në potencialin njerëzor të kualifikuar, që ekziston në Shqipëri për realizimin e projektit, si dhe përfitimet e pritshme në zhvillimin e mëtejshëm të fushës së energjisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.