Home / Rajoni / Tadic: Problemi i Kosoves tash shihet ndryshe

Tadic: Problemi i Kosoves tash shihet ndryshe

Presidenti serb, Boris Tadiq, gjatë qëndrimit në bazën e Njësive Speciale Anti-Terroristë në Batajnicë, vlerësoi se, edhe përkundër ekzistimit të supozimeve për pafajësi, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, problemi i Kosovës në të ardhmen do të shihet nga një prizëm tjetër nga ana e komunitetit ndërkombëtar. 

“Serbia ka pritur me vite të tëra para institucioneve ndërkombëtare për një raport të tillë. Kemi apeluar që të gjitha krimet të zbardhen, por këto apele në dekadën e kaluar nuk janë marrë seriozisht. Tash, është një pamje tjetër dhe për këtë i falënderohem Dick Martyt”, është shprehur Tadiq, raportojnë mediet serbe. 

Tadiq ka vlerësuar se populli serb gjatë viteve të fundit në opinionin ndërkombëtar është paraqitur si fajtori i vetëm për të gjitha ngjarjet në ish-Jugosllavi, ndërsa tani pas raportit të Martyt, një qëndrim i tillë “bie në ujë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.