Home / Ekonomia / Superliga, Vllaznia në vendin e tretë

Superliga, Vllaznia në vendin e tretë

Vllaznia ka përmbysur dizavantazhin në “Loro Borici”, duke mundur 2-1 Skënderbeun dhe duke u ngjitur në vendin e 3-të me 27 pikë.

Korcarët kanë shënuar të parët me Sozën në minutën e ‘33, avantazh ky që zgjati shumë pak. 

Përpjekjet e shkodranëve për të barazuar shpërblehen në pjesën e dytë, kur kosovari Nallbani, me një gjuatje nga jashtë zonës mposht portierin Shehi. 

Vetëm disa minuta më pas, në një aksion ku korcarët prisnin poziocion jashtë loje, Vioresin Sinani bëhet protagonisti i golit të dytë për vendasit. Gjuajtja e sulmuesit veteran u devijua nga mbrojtësit korcarë dhe përfundoi në rrjetë. 

Skënderbeu tenton të shënojë golin e dytë, por sulmet e tyre janë ndalur nga portieri Grima. Kështu, ekipi i Mucës humbet rastin më të mirë për të rimarrë kreun, ndërsa Vllaznia, e cila ka 9 ndeshje pa pësuar humbje, tregon se është rikthyer në një skuadër pretendente. 

Në ndeshjen tjetër Laci ka fituar 3-2 në transfertë përballë Elbasanit, skuadër e cila është ndëshkuar më shumë nga paraqitja e dobët e portierit të tyre Dushku. 

Golat për kurbinasit u shënuan në pjesën e parë nga Marashi, Buljani dhe Hysa. Elbasani qëndron kështu në fund të klasifikimit, ndërkohë që Laci ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e shtatë. Java e 15-të e Superligës do të mbyllet të hënën me ndeshjen Shkumbini-Dinamo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.